Transmetuar më 19-10-2019, 08:34

Banesa në katin e pestë të një pallati në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes.

Nga informacionet paraprake raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar deri tani.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se në banesë kanë qenë një grua me 3 femijët e saj të mitur, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht./b.l/noa.al/

Vijon…