Transmetuar më 19-10-2019, 08:28

Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë fundjavës për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’.

Kështu, gjatë një kontrolli të ushtruar në të gjitha akset urbane dhe interurbane të kryeqytetit në Tiranë, policia ka konstatuar se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë, ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut për t’u përfshirë në aksidente.

“Vijon aksioni i Policisë Rrugore i shtrirë në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, ku nga kontrollet policore, me radar dhe me drager rezulton se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë 🛫 ndërsa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut 🚑, për tu përfshirë në aksidente rrugore, të cilat për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jenë edhe udhëtimi i fundit për ta.

#FundjavePerTeFestuar #StopAlkoolitNeTimon#👮🏻♀📸”, thuhet në mesazhin sensibilizues të policisë./b.l/noa.al/