Transmetuar më 19-10-2019, 07:57

Shpesh këngëtaret vihen në pozita nga fansat e tyre, por detyrohen që të mos shfaqin irritim. Lady Gaga-s i ka ndodhur një situatë e papritur gjatë një koncerti në Las Vegas, ku një fans është ngjitur në skenë për të kërcyer me këngëtaren.

Gjithçka po shkonte mirë, deri në momentin që ai e ka kapur në krahë dhe të dy kanë rënë nga skena.

Kjo video sigurisht që është bërë virale, pasi personat e shumtë që ndodheshin në koncert e kanë filmuar.

Gjithsesi, pas kësaj rënie epike, fansat janë shqetësuar se mos Lady është dëmtuar. Asgjë nuk i ka ndodhur. Pas rrëzimit, ajo është ngritur dhe ka vazhduar koncertin normalisht./b.l/noa.al/