Transmetuar më 18-10-2019, 18:23

Në televizion, prime time i kësaj të enjteje pësoi ndryshim të fortë, teksa në Vizion Plus, një prej 3 TV kombëtare private, u transmetua një spektakël risi i cili duket se theu mitin e mesjavave politike.

Të dhënat e audiencës të përftuara përmes sondazheve me linja telefonike përgjatë prime time, evidentuan se mbrëmja e djeshme kishte afruar para ekranit më së shumti spektatorë që kishin ndjekur spektaklin e ri "Këndo këngën time".

Ndërsa në Klan dhe Top Channel po vijonin emisionet politike që tradicionalisht janë bërë rutinë e të enjteve prej më shumë se dy dekadash, nisja e këtij show duket se theu mitin duke shënuar kështu një etapë të re në transmetimet televizive.

Kjo risi deri diku e guximshme, vjen në kushtet kur publiku shqiptar është ngërthyer fort pas programeve politike në prime time të televizioneve kombëtare e për më tepër, këtë rrugë e kanë ndjekur vitet e fundit dhe televizionet informative.

Disa thonë se përballja e publikut me një alternativë ndryshe të enjteve mbrëma, është një taktikë efektive për të rritur audiencën për vetë faktin se shumë njerëz shprehen se janë të lodhur nga trajtimi i pafund i politikës dhe nga intervistat e debatet me analistë dhe politikanë që bëjnë xhiron e emisioneve dhe televizioneve, sidomos të enjteve.

Nata e parë, spektakël që Aurela di fort mirë ta garantojë

Emocione të sinqerta, nostalgji, sfidë, rrëfime, ishte gjithçka që solli spektakli i muzikës së vërtetë shqiptare, “Këndo Këngën Time” në ekranin e Vizion Plus.

Tete këngëtarë sollën 8 hitet e dives së muzikës Aurela Gaçe në versione origjinale duke na kujtuar dhe një here këngët e pazëvendësueshme që kanë emocionuar breza.

Mbremja e parë i takoi dives se muzikes Aurela Gaçe ku Andi Tanko, Gigliola Haveriku, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Jona Pepkolaj, Mario Mançelli, Rei Bezhani e Gerald Murrja ishin “në luftë” per ta emocionuar artisten.

Aurela Gaçe, rrëfeu me çiltërsi edhe fazat me delikate ne jetën e saj prej artisteje. Artistja kujtoi edhe nje here ngjitjen e saj të parë në skenë.

E pyetur për raportin e saj me dashurinë ajo ka rrefyer edhe frikën e saj më të madhe para njohjes me bashkëshortin e saj, Skerdin.

“Shumë kohë përpara kur unë nuk e kisha gjetur njeriun e zemrës, mendoja dhe besoja 100% se nuk do të gjeja personin që të më donte ashtu siç isha. Nuk e kisha menduar kurrë që dikush të vinte e të më impononte një dashuri me kushte. Mirëpo me kalimin e kohës, unë kisha karrierën por i trembesha vetmisë. Zoti deshte që unë të takoja Skerdin, dhe është ai rregullatori, i cili mos ta kisha nuk do të isha sot në këtë gjëndje të mirë artistike”, u shpreh Aurela.

Në mbrëmjen e pare te spektaklit “Këndo Këngën Time” nuk mungoi as humori dhe surprizat teks Mariz Ikonomi u shfaq në skenë duke shtuar larminë e muzikës.

Performancat e mbrëmjes emocionuan me se shumti Aurelën, duke bere qe ajo të këndonte bashke me këngëtarët.