Transmetuar më 18-10-2019, 23:10

Një lajm i mirë vjen nga ministria e Jashtme e Gjermanisë për të gjithë ata që duan të punojnë në këtë shtet.

Nga janari i vitit 2020 hyn në fuqi ligji i ri i cili lehtëson ndjeshëm procedurat e pajisjes me vizë pune.

Nëse sot duhet të presësh rreth 1 vit për një vizë pune, me ndryshimet e reja kjo procedurë reduktohet vetëm në disa javë.

Po ashtu për herë të parë mund të shkohet në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të shkojnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore.

Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës, kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës”. /k.k/noa.al/