Transmetuar më 18-10-2019, 22:49

Një vajzë 15-vjeçare nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara i ka dhënë fund jetës pasi u rrëmbye dhe u shit te disa trafikantë seksi.

Bëhet e ditur se ajo u rrëmbye në vitin 2017, pranë shkollës ku merrte mësim.

Familjarët e shqetësuar bënë denoncimin në polici dhe autoritetet arritën që të bien në gjurmët e trafikantit.

Pas disa ditësh Letty u la e lirë nga rrëmbyesi e saj.

Familja e 15-vjeçares beson se trafikanti punonte për burra të tjerë, dhe vajza e tyre shrytëzohej për seks.

Babai i saj tha se ajo trafikohej në shtëpi të mbushura me drogë, aty ku u gjet pasi u rrëmbye.

Familjarët thonë se Leticia Serrano u mbyll në tualet dhe u vetëvra. /k.k/noa.al/