Transmetuar më 18-10-2019, 22:01

Nervozizmi që shfaqën përpara autoriteteve të policisë u kushtoi shtrenjtë dy shqiptarëve në rajonin e Savonas në Itali.

Pasi u ndaluan nga policia në Via Piave, shqiptarët e moshës 34 dhe 44 vjeç u kapën me sasi kokaine dhe marijuane në banesë

Pas kontrollit në makinë, policia kaloi më pas në banesat përkatëse, në Albenga dhe Imperia, qyteza të provincës Savona, ku shqiptarët u arrestuan për mbajtjen dhe trafikimin e drogës.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 23 gramë kokainë e pastër dhe disa doza marijuanë, si dhe vetëm 100 euro që konsiderohen pjesë e parave të fituara nga shitja e drogës. /k.k/noa.al/