Transmetuar më 18-10-2019, 21:06

Një gjykatë në Itali ka dënuar me pesë vite burg një shqiptar murator që u kap me 27 kilogramë kokainë.

Ai është Qemal Shaskaj, i arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar në një shtëpi në Giulianello, një fshat në Cori.

Për të u kërkua dënim me nëntë vite burg për shqiptarin, por gjykata në fund vendosi që ta japë pesë vite heqje lirie.

Vitin e kaluar, pas hetimeve të kryera nga oficerët e policisë për të identifikuar origjinën e drogave të shitura në sheshin e qytetit të Kështjellave Romake, hetuesit pikasin të riun me origjinë shqiptare, si i dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.

Më 13 dhjetor, në apartamentin e shqiptarit, policia gjeti dy çanta, brenda të cilave kishte  25 pako me peshë totale 27 kilogramë. /k.k/noa.al/