Transmetuar më 18-10-2019, 19:52

Vendimi për të mos hapur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është komentuar edhe nga ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan.

Përmes rrjeteve sociale ai shpreh indinjatë ndaj qasjes së Presidentit Macron, duke theksuar se ai po luan rolin e sabotuesit.

“Jam shumë i neveritur dhe i indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Unë e kam ditur sepse Presidenti Francez Macron ka luajtur rolin e një sabotuesi të heshtur për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, nuk besoja se ata do të përdornin një lojë të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kur u mor zyrtarisht vendimi. Ai është shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm”, shkruan Kukan.

Macron është pro idesë së një reformimi të thellë brenda Unionit, dhe më pas të vijohet me provesin e zgjerimit. /