Transmetuar më 18-10-2019, 19:29

OPINION nga Spartak Ngjela

Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse?

Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror . Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës.

Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama.

Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen.

Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama…

/NOA.al/