Transmetuar më 18-10-2019, 18:58

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu lidhur me shtyrjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Siç dihet sot u vendos sërish për shtyrjen e negociatave, teksa Franca, Holanda dhe Danimarka dolën kundër vendimit unanim të vendeve të BE-së, për të ndezur dritën jeshile për vendin tonë.

Basha fajësoi qeverinë dhe tha se edhe Gjermania, që ishte pro, ndryshoi falë përpjekjes hde lotimit të  PD-së, për të ndryshuar në Buntestag qëndrimin e partive të djathta.

“Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarët që të thoshim se nuk e prisnim”, theksoi Basha.

Kreu demokrat, shtoi se, “që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenarin më të mirë të mundshëm KE, nuk do të merrte një vendim më pozitiv se aq. Por mund të merret dhe vendim më negativ”.

Gjermania për herë të parë, edhe pse vendimi sërish nuk ishte pozitiv, doli për herë të parë zyrtarisht pro çeljes së negociatave për Shqipërinë, por Basha tha se meritë në këtë kishte Partia Demokratike, dhe jo qeveria.

“PD dhe unë personalisht, siç e kam ndarë dje me bashkëqytetarët për raste të tjera, kemi punuar fort që të bindim miqtë tanë gjermanë të Angela Merkel që ta kthenim “jo” e tyre në “po”. Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje më të thellë, ndaj kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër. Për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda CDU/CSU, u bë udhërrëfyese për Shqipërinë në BE. Dëshironim një rezultat ndryshe sot.”

“Por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para dy javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një “Po” të prerë, siç mund ta merrte sot Maqedonia. Ftoj këdo që mund t’i ketë harruar, që t’i rikthehej kushteve të Bundestagut”, theksoi Lulzim Basha, duke shtuar se qeveria tërë kësaj kohe nuk ka bërë asgjë nga kërkesat që parnerët europianë kanë parashtruar para çeljes së negociatave. /NOA.al