Transmetuar më 18-10-2019, 15:54

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit, në samitin e BE-së që u mbajt në Bruksel.

“Shqipëria merr goditjen politike më të rëndë në historinë e saj 30 vjeçare!”, theksoi Berisha, lidhur me vendimin negativ për çeljen e negociatave.

“Samiti i kryetareve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi: Nuk pranohet hapja e negociatave!”

“Edvin Mafia i mbylli dyert e BE per Shqiperinë!”, shtoi ish-kryeministri, në një reagim në Facebook.

Statusi i plotë i Berishës.

Miq, nje vendim ogurzi u mor sot per Shqiperine ne Bruksel. Vjet u caktua si date e mundshme per hapjen e negociatave fundi i ketij viti ne rast se plotesoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!

Gjate ketyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafise nuk plotesoi asnjerin nga 7 kushtet. Perkundrazi pati perkeqesime te medha qe detyruan Bundestagun te shtoje nga 7 ne 9, de fakto 10 kushtet per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Kjo detyroi disa vende te BE te refuzojne ne menyre kategorike hapjen e negociatave me Shqiperine.

Jo vetem kaq, por Shqiperia me Edvin Mafine nuk mori asnje date tjeter sado te larget per te shqyrtuar mundesine e hapjes se tyre!

Kjo eshte dhurata e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij per shqiptaret.

Kjo eshte de facto mbyllje e dyerve te Europes per Shqiperine dhe goditja me fatale e vendit tone ne 30 vitet e fundit! /NOA.al/