Transmetuar më 18-10-2019, 13:52

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska thotë se në institucionet shqiptare thyhet kodi i veshjes.

Ajo zbuloi edhe emrin e politikanes që vishet më bukur në Parlament.

E ftuar në “Ditë e Re” RTV Ora, e pyetur nga Arjola Shehu se “kush vishet më bukur në Parlament?”, Pernaska y shpreh se “si paraqitje institucionale do veçoja si Mimi Kodhelin. Nuk gabon asnjëherë.”

Kurse për kodin e veshjes, ajo shtoi, se “në institucionet e botës perëndimore, qoftë në Evropë, qoftë në SHBA respektohet shumë kodi institucional i veshjes dhe paraqitjes dhe janë shumë të avancuar si meshkujt dhe femrat e kësaj shoqërie në raport me Shqipërinë”.

“Ne këtu i thyejmë kodet, në aspekte shumë të thjeshta. Tek femra vulgariteti është ekspozimi i tepërt, nxjerrja e trupit që është e papranueshme dhe tek mashkulli janë modele të pacaktuara të papranueshme. Për sa kohë që është brenda estetikes dhe stil është patjetër e pranueshme."