Transmetuar më 18-10-2019, 10:51

Ndërsa sot pritet vendimi i Këshillit Europian, sa i përket çështjes së çeljes së bisedimeve për anëtarësim, kryeminsitri holandez, Mark Rutte, tha se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë, ndërsa shtoi e lista është pak më e gjatë për Shqipërinë.

Për “Politico”, ndërsa pranoi se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë punë të mëdha, duke përmendur përpjekjet për sundimin  e ligjit dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, sipas Rutte, ka ende punë për t’u bërë.

“Ne të gjithë e pranojmë se si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, janë bërë shumë punë të mëdha. Në përmirësimin e sundimit të ligjit në të dy vendet dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë së Veriut, për të zgjidhur konfliktin me Greqinë. Por duhet të bëhen akoma më shumë punë në të dy vendet dhe lista është pak më e gjatë për Shqipërinë”, tha ai.

Ndërsa kryeministri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE. Conte shpreh se dita e djeshme do të mbahet mend si një gabim historik pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kanë një jetë që duan të antarësohen.

“Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist. Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë. Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq.

Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe. Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë", u shpreh Conte./b.l/noaa.l/