Transmetuar më 18-10-2019, 08:32

Një makinë ka shpërthyer vetëm pak minuta më parë në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave dhe prindër, ndërsa kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë.

Por fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/