Transmetuar më 17-10-2019, 19:02

Trupi i pajetë i 3-vjeçarit Aylan Kurdi në breg të detit, në afërsi të një plazhi në Bodrum, Turqi, më 2 shtator 2015, tronditi mbarë botën.

Ishte ky imazh, që pati fuqinë të ndryshonte edhe perceptimin e botës dhe vendeve të zhvilluara, për të ndihmuar emigrantët që vinin nga Lindja e Mesme.

Një numër i migrantëve u raportuan të mbytur dhe të humbur, pas përmbysjes së anijeve që i bartnin në ishullin grek të Kos .

Fotografia e realizuar nga gazetari turk Nilufer Demir u postua prej tij në mediat sociale, por u shpërnda në të gjitha botën, duke shkaktuar një reagim  masiv dhe zemërim të madh, në çdo cep të rruzullit.

Donacionet për bamirësi në ndihmë të migrantëve dhe refugjatëve, u shtuan mbi 15 herë për 24 orë, menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje.

Mbi 96 për qind e njerëzve të anketuar insistuan se imazhi i fëmijës së mbytur i kishte tronditur shumë, aq sa pati forcën të ndryshojë botën ose mënyrën se si ata filluan të mendonin për botën./NOA.al