Transmetuar më 17-10-2019, 18:36

Një hetim për vdekjen e Alisa Tepikina (në foto) ka bërë që një mjek i ri të akuzohet për neglizhencë nga prokuroria dhe pas akuzave, ai pritet të dënohet.

Doktori akuzohet se i shkaktoi vdekjen nga pakujdesia nënës së re ruse, 22 vjeçe, e cila vdiq në agoni nga hemorragjia e brendshme menjëherë pas lindjes.

Alisa Tepikina vdiq mes dhimbjeve, ndërsa hetimi i detajuar zbuloi se "mitra i pësoi dëmtime gjatë lindjes nga mjekimi i gabuar i një mjeku të ri".

Doktori po përpiqej të nxirrte placentën e saj pasi nëna e re lindi në Nizhneserginskaya të Rusisë.

Pas hetimit mjeku është deklaruar nën akuzë si shkaktar i vdekjes së saj, por nga pakujdesia.

Nëse dënohet, 27-vjeçari mund të përballet me tre vjet burg ose me punë të detyrueshme.

Nëna e re kaloi në gjendje kome pas mjekimit të gabuar dhe vdiq nga një arrest kardiak.

Ajo e pa fillimisht foshnjën dhe nisi te buzëqeshte më të për rreth 20 minuta, por më pas i nisën dhimbjet nga mjekimi i gabuar, derisa vdiq pak momente më vonë.

Babai i saj, Dmitry Malyukov, 47 vjeç, tha se "vajza ime po vuante, ajo po bërtiste nga dhimbja. Por mjeku nuk i kushtoi vëmendje".

Një deklaratë e ekspertëve mjekësorë shtoi se mjeku, e ka lëvizur kordonin e kërthizës me forcë dhe se kjo metodë nuk përdorej "që nga mesjeta"’.

"Mjeku në detyrë nuk e ka njohur ndërlikimin e gruas, pas lindjes".

Svetlana Malyukova, 42 vjeçe, nëna e zonjës Tepikina, kishte kërkuar që mjeku të ndiqet penalisht dhe pas 6 muaj hetimesh, prokuroria vendosi për një gjë të tillë.

42-vjeçarja  tha se "nuk ka pasur falje, as përpjekje për të na kontaktuar" nga ana e mjekut.

‘Shpejt pas tragjedisë shkova në klinikë. Doja të shikoja sytë e tij [të mjekut]. Ajo pyeti:  Pse erdhët?"/NOA.al