Transmetuar më 17-10-2019, 18:25

Mediat në Serbi raportojnë se është qëlluar me armë zjarri djali i një biznesmeni të njohur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në rrugën Stefan Nemanja, në Novi Pazar, rreth orës 15:00.

Shënjestra ka qenë Amin Starcanin, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital.

Autori i ngjarjes u largua menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Referuar disa raporteve të medieve lokale serbe thuhet se i plagosuri është me profesion boksier dhe autor i plagosjes dyshohet se është kikboksieri, Emir Hadzimujovic. /k.k/noa.al/