Transmetuar më 17-10-2019, 18:10

Djali i yllit të kinematografisë, i njohur për rolin e Tarzanit, qëlloi me thikë nënën e tij, 62 vjeçe, dhe madje ka fajësuar babanë e tij me aftësi të kufizuara, 81 vjeç, para se të ekzekutohej nga policia.

Valerie Lundeen, 62 vjeç, u vra të Martën, në shtëpinë e çiftit, në Santa Barbara, SHBA.

Ajo ishte gruaja e aktorit Tarzan Ron Ely, 81 vjeç, dhe u gjet e goditur me thikë për vdekje.

Të mërkurën policët thanë se djali i çiftit, Cameron Ely, 30 vjeç, fshihej pas sulmit.

Cameron dyshohet se e thirri policinë ‘duke qarë’, dhe duke pretenduar se babai i tij e sulmoi nënën.

Ai ishte i shkolluar edhe në Harvard dhe përshkruhej si ‘jashtëzakonisht inteligjent’.

Cameron u diplomua në Akademinë Phillips Exeter, një shkollë ku ishin paguar  50,000 $ në vit nga prindërit.

Imazhet tregojnë se ai shijonte në festa luksi me miqtë dhe familjen.

Valerie dhe Ron Ely ishin martuar për 35 vjet dhe kishin tre fëmijë së bashku. /NOA.al