Transmetuar më 17-10-2019, 17:44

Një burrë në Ukrainë i ka prerë organin gjenital një personi të cilin e kapi duke përdhunuar gruan e tij. Ai nuk e mendoi gjatë dhe bëri veprimin ekstrem, dhe rrezikon që të dënohet më shumë se vetë abuzuesi.

Gruaja e tij u sulmua seksualisht rreth orës 01:00 pas mesnate, sapo ishte kthyer nga restoranti.

Kur po eci drejt banesës një 25-vjeçar, Dmitry Ivchenko, e sulmoi atë nga pas. Ivchenko i mbylli gojën në mënyrë që askush të mos dëgjonte asgjë, dhe e futi në një shkurre.

Bashkëshorti i saj u largua nga restoranti vetëm 10 minuta më vonë. Kur mbërriti në bllokun e apartamenteve, dëgjoi një zhurmë që vinte nga shkurret.

Ai u afrua për të zbuluar se çfarë po ndodhte dhe pa Ivchenko duke përdhunuar gruan e tij. 27-vjeçari më pas sulmoi Ivchenko duke e goditur në kokë para se të merrte thikën e ti priste organin gjenital.

“Ai humbi aftësinë për të kontrolluar veprimet e tij. Nuk e kuptoi se çfarë po bënte”, tha avokati i 27-vjeçarit, Dmitry Spaskin për mediat lokale. /k.k/noa.al/