Transmetuar më 17-10-2019, 17:25

Një person ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik ditën e sotme në Urën Vajgurore.

Përmbysja e një traktori rezultoi fatale për jetën e tij, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një guroreje.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Viktima me emrin Gëzim Hajdari, ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, i cili është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari.

Nga dëshmitë e para rezultoi se zetori ka patur edhe rimorkio, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtuesit.

Policia rrugore shkoi në vendngjarje dhe tha se po zhvillohen hetime. /k.k/noa.al/