Transmetuar më 17-10-2019, 16:58

Si të mos mjaftojë problematike me pronat, Hipotekat dhe Kadastrat janë duke u kthyer në ambiente dhe mjedise konflikti dhe sherresh mes zyrtarëve dhe qytetarëve.

Dy ditë më parë në zyrën e kreut të kadastrës së Tropojës ka pasur debate dhe një konflikt fizik që degjeneroi me grushte e shqelma.

Drejtori i Hipotekës, Blerant Lushaj është konfliktuar fizikisht me qytetarin Ahmet Gjocaj, pasi ky i fundit pretendoi se sorollatej për legalizimin e një prone.

Shkak sipas tij është bërë një pronë që kërkonte ta regjistronte prej tre vitesh dhe më pas është arrestuar. Gjocaj pranoi se pasi është goditur prej drejtorit, i është kundërpërgjigjur në një sherr fizik, jo normal brenda institucioneve të rëndësishme të vendit.

Drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici  se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye, brenda në zyrë.

Pas deklarimeve të tyre, gjykata e Tropojës vendosi të lirojë Ahmet Gjocaj duke vendosur masën "detyrim paraqitje”.   /NOA.al