Transmetuar më 17-10-2019, 14:33

Gjykata mori në konsideratë kërkesën e prokurorisë për Marsida Qatjan.

Prokuroria kërkoi "detyrim paraqitje" për Marsida Qatjan, pasi akuzohet për përshtatjen e ambienteve për konsumim droge, duke qenë se në ngjarjen e rëndë që ndodhi brenda banesës së saj janë gjetur lëndë narkotike.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore për Marsida Qatjan. Gjykata vendosi sot  detyrim paraqitje, deri në mbyllje të hetimeve për 30-vjeçaren.

U vendos që pasaporta e Marsida Qatja, e sekuestruar në ditën e ngjarjes, mund të tërhiqet prej saj, lidhur me vendimin e sotëm.

Pas ngjarjes, Qatja tha për gazetarët se nuk ka lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, edhe pse nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta.

Ndërkohë në dëshminë e saj për hetuesit, ajo është shprehur se është përdoruese e kokainës.

Vrasja në Kavajë ndodhi pak pas mesnatës së një jave më parë në lagjen nr 2 të qytetit të Kavajës, në banesën e Marsida Qatjas.

Viktimë e krimit mbeti shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç, si dhe i plagos shefi i sigurisë së brendshëm të burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Policit të burgjeve, i është komunikuar masa e arrestit në spital.

Marsida Qatja është nënë e 3 fëmijëve, dy prej të cilëve jetonin me burrin e parë dhe një vajzë 2 vjeçare e mbante në banesë pasi e kishte lindur me burrin e dytë. /NOA.al