Transmetuar më 17-10-2019, 13:24
Indrit Celaj

Në prangat e policisë së komisariatit numër 6 të Tiranës bie Lulzim Kusi.

Policia tha se në banesën e tij, pas një kontrolli më 6 shtator,  u gjet një armë zjarri tip kallashnikov. Brenda banesës së tij janë sekuestruar edhe një krehër dhe disa fishekë.

Lulzim Kusi ishte shpallur në kërkim, për t’u arrestuar ditën e sotme.

Lulzim Kusi është xhaxhai i Griseldo dhe Albano Kusit.

Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelaj, ngjarje e ndodhur më 22 gusht në Tiranë, pas një sherri për instalimin e një kondicioneri brenda vilës së tyre./NOA.al