Transmetuar më 17-10-2019, 13:01

Basketbollistja simpatike, por e talentuar e ekipit tonë Kombëtar, Elektra Zykaj, tregoi përveç anës profesionale, ndër të tjera, se asaj e sportisteve të tjera, u ndodh që edhe të përballet me ngacmime gjatë ndeshjeve.

Zykaj zbuloi momentin kur është ngacmuar gjatë një ndeshje me kombëtaren, jashtë vendit.

“Brenda në Shqipëri jo, por kur kam qene me kombëtaren, më ka ndodhur. Me kombëtaren jashtë. Thjesht ka ardhur më ka folur dhe ka tentuar të flisnin diçka më hapur. Sigurisht dola në origjinën time, nga Vlora", theksoi ajo, çka bëri që çdo gjë të mbyllej me aq.

U ndodh edhe nëpër botë sportisteve femra, që të përballen me të tilla situata.

Elektra Zykaj zbuloi se aktualisht është në një lidhje. Ndërsa u shpreh se edhe nëse do bëhet martohet dhe të lindë fëmijë nuk do heqë dorë nga basketbolli.

/NOA.al