Transmetuar më 17-10-2019, 11:38

Një burrë në Durrës dhunon egërsisht të shoqen, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

S.K.,47 vjeç me banim në Shkallnur/Durrës u vu në pranga, pasi ka dhunuar dhe goditur në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve.

E dëmtuara, e moshës 40- vjeçare është paraqitur në polici me të nxira dhe shenja dhune, duke kërkuar ndërhyrjen e uniformave blu për të frenuar dhunën që pësonte vazhdimisht.

Në këto kushte pas denoncimit, 47 vjeçari u arrestua nën akuzën e dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/