Transmetuar më 17-10-2019, 09:21

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni policor "Golemi", zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë çuar në pranga dy persona, të cilët transportonin 4 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gentian Ndrecaj, 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe Vera Ymeraj, 53 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim./b.l/noa.al/