Transmetuar më 16-10-2019, 23:52

Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Gazetari Artan Hoxha, tha këtë mbrëmje në "Opinion" se ngjarja e Kavajës nuk ka lidhje me një “histori pasioni”, por me prishje të pazareve.

“Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur”, tha Artan Hoxha.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.