Transmetuar më 16-10-2019, 20:51

Një rast përdhënimi ka tronditur opinionin publik në Argjentinë.

Një vajzë e mitur 3-vjeçare, është përdhunuar nga gjyshi i saj (nga babai).

Ngjarja shokuese ndodhi të shtunën e kaluar në Nueva Oran, zonë veriperëndimore e Argjentinës.

Babai i të miturës e gjeti vogëlushen duke qarë në gjendje shoku.

Vogëlushja e tmerruar i kishte treguar të atit pjesët intime, ku shiheshin qartësisht dëmtime dhe të nxira. Kur i ati e pyeti se kush ia kishte bërë, ajo i tha emrin e gjyshit, rreth 70 vjeç.

Pasi ka mësuar ngjarjen babai i të miturës është konfliktuar egërsisht me të moshuarin ku më pas e ka qëlluar për vdekje në fyt.

I moshuari ndërroi jetë në spital./a.k/noa.al/