Transmetuar më 16-10-2019, 20:06

Marjan Lleshi është personi që mbeti viktimë e aksidentit të rëndë në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë.

Ai u përplas nga një makinë, drejtuesi i së cilës iku pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Siç duket edhe nga pamjet, pas aksidentit në rrugë u krijua trafik i rënduar i cili zgjati për disa minuta.

Përplasja ka qenë e dhimbshme për të ndjerin, duke mos arritur të mbijetojë për shkak të plagëve që i kishin prekur organet jetësore.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit. /k.k/noa.al/