Transmetuar më 16-10-2019, 19:43

Një grua tentoi të vetëdigjet në qendër të Ballshit, pasi më herët tentoi të djegë komshien e vet. Në ngjarje janë përfshirë dy gra, ku fillimisht 60-vjeçarja P.T, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Forcat e policisë ndërhynë për të shuar flakët, ndërsa e dëmtuara mori vetëm disa djegie të vogla.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Për të dyshohet se vuan nga depresioni. /k.k/noa.al/