Transmetuar më 16-10-2019, 19:28

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike me akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës.

Ata janë Eraldo Saraseli, 20 vjeç, dhe Klaudio Ago, 27 vjeç.

Sipas autoriteteve britanike, shqiptarët shpërndanin kokainë dhe marijuanë me vlerë më tepër së 23 mijë paund, në qytetin Brighton.

Ata ishin vënë re në 28 prill të këtij viti teksa hynin e dilnin shpesh në një banesë në rrugën “James” të Brighton. Policia bastisi banesën ku gjeti sasi të mëdha droge dhe parash, por dy shqiptarët ia dolën të arratiseshin.

Shqiptarët janë dënuar me dy vite e tetë muaj burg. /k.k/noa.al/