Transmetuar më 16-10-2019, 19:29

Kurbin, NOA.al – Vdekje e dhimbshme për një burrë në Kurbin, pasi humbi jetën i përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit u zhduk nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur "kryqëzimi i Fushë Kuqes", raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Në vendngjarje mësohet se është aksidentuar nga një mjet, shtetasi këmbësor Marjan Lleshi  rreth 55 vjeç, banues në Kurbin, i cili ka ndërruar jetë.

Përplasja ka qenë e dhimbshme për të ndjerin, duke mos arritur të mbijetojë për shkak të plagëve që i kishin prekur organet jetësore.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.