Transmetuar më 16-10-2019, 17:38

Blogerja e njohur Armina Mevlani tregoi publikisht se ka vuajtur prej ankthit para pak ditësh.  Bukuroshja ndërkaq është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku nuk nguroi sot që të tregojë një moment të tillë.

Ajo ka treguar se mbrëmë ka patur një paralizë në gjumë. E frikësuar Armina ka kërkuar ndihmën e fansave, të cilët mund të kenë kaluar diçka të ngjashme.

“Dje kalova në paralizë gjumi. Ishte e tmerrshme. Isha zgjuar, por s’mund të flisja. A e ka kaluar dikush tjetër? Më shkruani në privat”,- shkroi Armina në Instastory./NOA.al/