Transmetuar më 16-10-2019, 17:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në "by-passin" e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan.

Teksa po punohet për shtrimin e rrugës drejtuesi i një autmojeti "rrul",  që ngjesh asfaltin ka goditur për vdekje një punëtor.

Sipas policisë, shtetasi Klodian Ndone, 41-vjeç, banues në Memaliaj, ka përplasur për vdekje 18 -vjeçarin, Mateo Koza, banues në Tepelenë, i cili ishte punëtor në rrugë.

Adoleshenti, nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./NOA.al/