Transmetuar më 16-10-2019, 16:28

Vijon procesi i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët janë larguar për azil në vende të ndryshme të BE-së, teksa vetëm sot janë kthyer 100 prej tyre.

Të riatdhesuesit kishin kërkuar azil në vende si Franca, Gjermani, Belgjika etj.

Policia tha se shanset për azil në vendet e BE-së  janë zero.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Policia e Shtetit edhe njëherë apeloi për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero./NOA.al