Transmetuar më 16-10-2019, 15:49

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali.

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë të mistershme në orët e para të mëngjesit, në një ngjarje tragjike.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Sparanise.

Viktima është Endri Cania 17 vjeç.

Ai ka kapërcyer një mur kur po i afrohej shtëpisë por ka ndierë dhimbje të forta në kraharor.

Prindërit e tij kërkuan ndihmën e një fqinji të tyre, mjek, por ky i fundit edhe pse i ka bërë menjëherë frymëmarrjen artificiale dhe masazh kardiak mirëpo, nuk ka mundur të shpëtojë 17-vjeçarin shqiptar.

Pas mbërritjes së ambulancës, as mjekët e tjerë nuk mundën të rikthenin adoleshentin shqiptar në jetë, ndërsa nga policia vendase kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet e vërteta.

Dyshimet e para, flasin për një arrest kardiak, që ka pësuar Endi, në momentin e kapërcimit të murit dhe nxitimit për në banesë./NOA.al