Transmetuar më 16-10-2019, 15:12

Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë

Sipas, “Golden Ratio of Beauty”, Bella Hadid është femra më e bukur në botë, nga analiza që i janë  bërë formës së fytyrës, buzëve, etj.

Modelja 23-vjeçare doli 94 për qind në përputhje me raportin, një ekuacion matematikor i njohur si “Beauty Phi”, i krijuar nga grekët e lashtë.

Ata llogaritën formën e përsosur të fytyrës, përfshirë madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundën, mjekrën dhe nofullën- tiparet e Bellës që iu përshtatën me raportin ideal.

Lista me dhjetë femra u përpilua nga kirurgu i klinikës Harley Street, Dr. Julian De Silva, i cili përdori hartën dixhitale të fytyrës për të parë përputhjen me të famshmet moderne.

Në vendin e dytë u rendit Beyonce me 92.44 për qind, e pas saj Amber Heard me 91.05 për qind.

Ariana Grande, Taylor Swift, Kate Moss, Scarlet Johansson, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevigne ishin në listën "top 10". Derisa Bella u rendit e para me 94.35 për qind, motra e saj Gigi nuk arriti të futet në top-dhjetëshe./NOA.al