Transmetuar më 16-10-2019, 15:02
Foto ilustruese

Policia e Fushë Krujës vë në pranga një person të shpallur në kërkim për drogë. I arrestuari është 24-vjeçari M.S., banues në Fushë Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim, i dënuar më 4 vite e 8 muaj burg.

Më konkretisht i riu është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penal "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/