Transmetuar më 16-10-2019, 10:37

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar.

Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë.

Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.

Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).

Papadhopuli pati mundwsinë që në karrieren e gjatë futbollistike t’i provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i Federatës (1998-2002).

Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i merituar sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

Homazhet në nder të ikonës Papadhopulli do te kryhen tek Muzeu Historik në orën 12:00-15:00 ndërsa varrimi do të bëhet ne Sharrë në orën 16:00.