Të pasura me kolagjen, këto ushqime luftojnë rrudhat njëlloj si kremrat
Transmetuar më 16-10-2019, 09:14

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, ne e dimë se një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por, siç theksohet tek “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.

Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, rekomandohet që të hahen ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë rrudhat.

Hudhra- Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur poliphenol, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.

Salmoni- Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës. Duhet të hani të paktën dy copa salmon 4 herë në javë.

Vaji i ullirit- Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...