Transmetuar më 15-10-2019, 14:38

Moderatorja dhe prezantuesja e njohur e disa spektakleve televizive, Alketa Vejsiu, ka zbuluar ëndrrën e radhës për të luajtur në një film.

Por ajo këtë ëndërr thotë se kërkon ta realizojë, nëse në film rolin kryesor do ta ketë aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko, me të cilin Alketa ka ndarë edhe disa imazhe dhe e krahason atë me Robert de Niron.

Kujtojmë se aktori Timo Flloko është bashkëshorti i Vera Grabockës, regjisores me të cilën Alketa bashkëpunon prej vitesh.

"Vetëm Timo Fllokon se prisja! De Niro i kinemasë shqiptarë, që meriton aq shumë Oscars!"

"Duam të shohim një film me Timon!"

"Votoni dhe juve ju lutem! Kinemaja shqiptare ka kuptim me ty! Dhe… me shumë modesti një ëndërr që po e them! Shpresoj shumë që të luaj një film me ty! Ne fakt vetëm nëse je ti Aktori Kryesor mund të mendoj që të luaj një film! Te dua shume Timo!" tha në mesazhin e saj Alketa Vejsiu.

/NOA.al