Transmetuar më 15-10-2019, 11:20

E kemi parë prej disa javësh të zbukurojë me finesën e saj jurinë e “Dance With Me”.  Në studion e “Rreze Dielli”, Enada Hoxha rrëfen eksperiencën e re e të hënave në Klan. Por mes “Dance With Me” dhe “Dancing With the Stars” ku punoi për 4 sezone, kë do zgjidhte balerina?

“Ndihem shumë mire në “Dance With Me”, ishte një ftesë që më erdhi nga Vera dhe Alketa. Më vjen mirë që jam rikthyer, kam punuar pak me to, por ka patur një dashamirësi të madhe, puna është e organizuar, këto punë më një staf profesionist më pëlqejnë shumë.

Në “Dancing with the stars”, kemi punuar 4 vite me shumë dashuri. Kam patur dashamirësinë e producentes. Këtu rikthehem në një stad tjetër, jam në dy vende me dashuri të madhe nga të dy anët.”

Enada zbulon dhe konkurentin e saj të preferuar këtë sezon të “Dancë With Me”. Në “Rreze Dielli” ajo thotë se Flori Agalliu është konkurrenti tek i cili ka hasur talentin për kërcimin.

“Ajo që bie në sy është që konkurentët e kanë kuptuar tashmë se çdo të thotë të jesh në garë. Pas dy-tre puntatave e shoh garën serizozisht, pasi gara shijohet edhe më shumë kur ka ambicie. Ka shumë çifte që kanë ambicie, pork a edhe nga ata që i karakterizon talenti. Por kush e ka talentin? E ka Flori! Dhe Flori e ka talentin e lindur”, shprehet Enada.