Transmetuar më 15-10-2019, 09:46

Meghan Markle dhe princi Harry ishin në turne në Afrikën Jugore, ndërkohë William dhe Kate Middleton në Pakistan.

Në fakt dyshja e famshme sapo kanë mbërritur në Pakistan dhe menjëherë është vënë re veshja e Dukeshës.

Për t’ju përshtatur kulturës së këtij vendi, Kate zgjodhi një fustan dhe e veshi mbi pantallona. Në fakt ato duken si streçe, por që Kate ngjan bukur.

Ngjyra bojëqielli i shkonte shumë me flokët dhe Kate si gjithmonë tregoi, se stili i saj i përshtatet çdo vendi. Këpucët, dukesha i kishte zgjedhur nudë dhe nuk i merrnin vëmendjen veshjes.

Në fakt, Kate me siguri është frymëzuar nga stili i princeshës Diana, e cila jo rrallëherë ka zgjedhur të veshë fustane me pantallona./b.l/noa.al/