Parashikimi i motit, pritet të jetë i ngrohtë dhe pa shira deri më 25 tetor
Transmetuar më 15-10-2019, 08:33

Java që ka nisur, mbetet kryesisht e kthjellët me vranësira lokale gjatë pasditeve ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale.

E njëjta tablo sinoptike, me kthjellime të shpeshta na shoqëron deri nga data 25 tetor, por sërish pasditet do të zhvillojnë vranësira të karakterit lokal duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme.

Po ashtu, fusha termike e pjesës së dytë të muajit tetor nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme; vijojnë mëngjeset relativisht të freskëta ndërsa orët e mesditës parashikohet të shënojnë temperatura të larta për stinën; termometri në zonat Perëndimore do të ngjitet në 28°C.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do e klasifikojnë tetorin si një muaj të thatë e shumë të ngrohtë.

Moti SOT Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në aktivitetin e masave ajrore të nxehta Afrikane të cilat po japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke mbajtur mot me temperatura të larta.

Sot moti do të vijojë me kthjellime dhe mjegull përgjatë Adriatikut në orët e para të ditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 12/24°C

Zonat e ulëta 13/29°C

Zonat bregdetare 15/28°C

Moti SOT në Kosovë

Kosova për ditën e Martë dt 15 Tetor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në mesditë. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C në mëngjes deri në 26°C gradë Celcius në mesditë.

Moti NESËR E Mërkurë dt 16 Tetor 2019 moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në shtim deri mesatare në Jugperëndim. Erado të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,1- 0,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale. Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 12/22°C

Zonat e ulëta 12/28°C

Zonat bregdetare 15/27°C

Moti për 5 ditë

Loading...
Loading...