Transmetuar më 14-10-2019, 22:07

Arritja historike e Shqipërisë së Ganni De Biasit nuk mund të harrohet lehtë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian në vitin 2016 arritën një moment kulminant duke shkuar deri në fazën finale të Kampionatit Europian.

Edhe pas largimit, të shumtë janë ata që ende e kanë në zemër De Biasin, dhe këtë e kanë shfaqur edhe ditën e sotme, në stadiumin Zimbru të Çishinjevit në Moldavi.

Në një flamur shqiptar të varur në tribunat e stadiumit, disa tifozë kanë stampuar fytyrën e De Biasit në mes të shqiponjës dykrenare, dhe poshtë shkruhet në italisht: “Grazie Mister”.

Shqipëria po kryeson përballë Moldavisë me rezultatin 3-0.