Transmetuar më 14-10-2019, 18:46

Oficeri i policisë Andrew Harper u vra në krye të detyrës, ndërsa sot ai u përcoll për në banesën e fundit.

Lissie Harper, e cila u martua me policin vetëm katër javë para vdekjes së tij, e përshkroi atë si një "forcë pozitive të natyrës".

Oficeri Harper, 28 vjeç, vdiq pasi u zvarrit nën një furgon ndërsa iu përgjigj thirrjes për një vjedhje që kishte ndodhur në Sulhamstead, Berkshire.

Qindra kolegë të tij, miq, të afërm dhe qytetarë, u rreshtuan në rrugët e Oksfordit ndërsa kortezhi i funeralit kalonte nëpër qytet.

Më shumë se 800 të pranishëm në funeral, përfshirë Sekretarin e Brendshëm Priti Patel, mbushën  katedralen e Kishës për shërbimet e fundit para lamtumirës.

Duke iu drejtuar burrit të saj të ndjerë, zonja Harper e përshkroi atë si një "burrë të sjellshëm, të guximshëm dhe të bukur".

Ajo ishte njohur që në fëmijëri me të.

“Shpesh kishim biseduar për sa fat kemi qenë që e gjetëm dhe e mbajtëm njeri-tjetrin", – tha ajo.

“Jemi dashuruar që në fëmijëri, duke e dashur njëri-tjetrin gjithnjë e më shumë me çdo ditë që kalon".

"Nuk kaloi një ditë që ne nuk i thamë njëri-tjetrit; të dua. Besonim se do t’i kapërcenim të gjitha pengesat e jetës së bashku", u shpreh ajo, sepse asgjë nuk mund t’i ndante, përveç një tragjike si kjo.

"Sa të dëshiroja të ishe tani këtu me mua. Sfida më e vështirë e të gjithëve në jetë është një humbje si kjo", – tha bashkëshortja e oficerit mes lotësh./NOA.al/