Parashikimi i motit për sot dhe 5 ditët në vazhdim
Transmetuar më 14-10-2019, 01:18

Fillilimi i javës me të hënën 14 Tetor 2019 i paraprin një dhjetëditëshi me diell dhe të ngrohtë, ku temperaturat do të jenë deri në 30 gradë celsius.

Të hënën moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 10/24°C

Zonat e ulëta 12/30°C

Zonat bregdetare 15/28°C

Parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Pasi u mbyll java me një ditë të bukur vjeshte, e njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Përgjithësisht, moti do të jetë me diell e vranësira kalimtare.

Ashtu si dhe në këto ditë që kaluam, karakteristike në orët e vona të mbrëmjes dhe në mëngjes do të jetë mjegulla e dendur përgjatë luginave të lumenjve dhe në bregdet.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi.

Në vlerat termike, parashikohen rënie të lehta graduale, si në tabelë.

Loading...
Loading...