OSHEE vazhdon t’ia nxijë shqiptarëve, nuk reshtin ndërprerjet e tepruara për “riparime”
Transmetuar më 13-10-2019, 23:51

OSHEE ka njoftuar sërish sonte vonë se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, ditën e hënë do të ndalohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit nga ora 09:00-12:30 do të ndalohet energjia në rrugën “Merdar Shtylla”, nga ora 9:00-15:00 nuk do të ketë energji në rrugën “Mahmut Xhelili” dhe nga ora 09:00 – 13:00 do të energjia do të ndalohet pjesërisht në zonën tek Kopshti Zoologjik.

Duket se kjo mënyrë e zgjedhur nga OSHEE për të ndërprerë energjinë për një kohë relativisht të gjatë është bërë tashmë rrugë.

Thuajse çdo ditë, mediat po përdoren për të njoftuar lumin e kufizimeve të energjisë duke nxjerrë si shkak remontet.

Por specialistët thonë se ekzistojnë pajisje që ndihmojnë në përshpejtimin e riparimeve dhe shkurtimin e kohës së ndërprerjes së energjisë.

Ndërkaq edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike nuk e justifikon ndërprerjen e cila shpesh duket si një masë arbitrare ndaj konsumatorëve.

Deri kur kështu?

Loading...
Loading...