Pas shpërthimit të skandalit, del edhe video e orgjisë së kryebashkiakut me prostitutat kroate
Transmetuar më 13-10-2019, 15:12

Skandali ka tërhequr vëmendje më të madhe të publikut, sepse zyrtari i përfshirë në të është një bashkëpunëtor i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgjisë së Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetar i bashkisë së qytetit Gyor.

Regjistrimi i këtij skandali daton nga maji i vitit të kaluar dhe u bë në një jaht në bregdetin kroat.

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht  video nga orgjia e politikanit hungarez, i cili pas skandalit, i kërkoi falje familjes së tij, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Në një video të realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin kroat, Borkai u kap në një skenë "të nxehtë" me disa prostituta kroate.

Ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, por mohoi që kishte konsumuar drogë në orgji.

Borkai u prezantua si njeri i familjes në fushatën zgjedhore dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore të Partisë Fides./NOA.al

Loading...
Loading...